Yll Limani është padyshim një nga këngëtarët më të dashur shqiptarë, që ua ka vjedhur zemrat të gjithëve me këngët romantike e melankolike. Duke qenë se shpesh i këndon dashurisë dhe ndarjes, Ylli konsiderohet si ai djali tipik zemërthyer dhe i zhgënjyer. Me aq sa na ka treguar këngëtari vetë, në anën sentimentale nuk i ka ecur shumë dhe këtë e ilustron mjaft mirë kënga e tij “Nuk po kalojka”, për të cilën na ka rrëfyer se është dedikim.

Mirëpo, si duket këngëtari ruanka edhe disa zhgënjime nga shoqëria e tij dhe këtë na e ka treguar pasditen e sotme në Instagram. Autori i hitit “Harrom” ka shpërndarë në Instagram një thënie, ku shkruhet: Shumë ëndërra kanë vdekur në altarin e këshillës së një miku. Por, pavarësisht të gjithave, besoji intuitës tënde. E gjithë jeta jote po të flet”.


Ylli nuk ka asnjë këngë dedikuar shoqërisë ‘fake’ apo siç nihen ndryshe diss-e, por ne u bëmë shumë kuriozë se kush është miku që e ka zhgënjyer.

Megjithatë, mirë ka bërë, pasi siç na la të kuptohet, Ylli i ka besuar intuitës dhe na ka kënaqur me muzikën e tij të bukur.

Këngën e fundit ai e ka publikuar 2 javë më parë, “I kom kall”, dhe deri tani numëron 4 milion klikime.