Ditën e sotme Dafina Zeqiri, Ledri Vula dhe Lumi B lançuan këngën “Aman”, që kishin paralajmëruar prej disa ditësh dhe aktualisht po bën namin. Videoklipi me motive tropikale të jep një tjetër energji dhe Dafina mori të gjithë vëmendjen me pamjen e saj super seksi, kurse Ledri dhe Lumi janë kombinuar me njëri-tjetrin dhe duken kaq cool!

Mirëpo, duket se nga videoklipi na paska shpëtuar një detaji, që lidhet me look-un e Dafinës dhe këtë na e zbuloi grimieri i saj Arbër Bytyqi. Ai ka shpërndarë në Instagram foton e këngëtares ku shkruan se mesazhi i koduar që fshihet pas make up-it të këngëtares lidhet me muajin e komunitetit LGBTQI.

‘Unë dhe Dafina Zeqiri erdhëm me idenë që të përfshijmë ngjyrat më cool të ylberit dhe të festojmë këtë pamje në nderim të muajit të krenarisë së LGBT’ – është shprehur Bytyqi. Dafina vazhdimisht është shfaqur si përkrahëse e komunitetit LGBTQI dhe këtë herë zgjodhi një mënyrë mjaft origjinale për të shfaqur mbështetjen e saj ndaj kësaj kategorie.