Sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në fund të vitit 2019, eksporti i domates u rrit në mbi 78 mijë tonë kundrejt 6.5 mijë tonëve eksporte që shënonte në vitin 2010. Ndërkohë Shqipëria eksporton në vit 250 mijë tonë perime dhe fruta në gjithë vendet e komunitetit europian, ku cilësia dhe siguria ushqimore përafron me standardet e BE-së
Çdo kamioni që futet në çdo territor të BE-së, i merret kampioni dhe testohet dhe kontrollohet dhe produktet shqiptare kanë rezultuar brenda të gjithë normave të lejuar duke u bërë kështu mjaft të kerkuar nga tregu i huaj. Për herë të parë në vitin 2018, eksportet bujqësore shqiptare kapën vlerën e 300 milionë dollarëve, një dyfishim në harkun kohor të pesë viteve. Ndërsa një prej produkteve që ka njohur rritjen më të madhe të eksporteve është pikërisht domatja, e vendosur rishtazi në qendër të vëmendjes për cilësinë e saj.