Këngëtarja Dhurata Dora e ka nisur verën me ndryshime dhe ndryshe nga koleget e saj na surprizoi disa javë më parë kur na tregoi se ka zgjedhur që të presë flokët shkurt sipër supeve.
Mesa duket, këngëtarja ishte ‘mërzitur’ nga flokët e gjatë dhe me daljen nga karantina, që përkoi me nisjen e verës, vendosi të bëjë një ndryshim në look-un e saj.
Pamjen e re Dhurata na e tregoi me një video në Instastory dhe dukej shumë cool.