Simptomat e Covid-19 variojnë nga të lehta deri në forma të rënda. Shenjat shfaqen dy deri në 14 ditë pas ekspozimit ndaj virusit Covid-19. Instituti i Shendetit Publik, ISHP, në një postim në rrjetet sociale rendit simptomat e koronavirusit të cilat nuk duhen neglizhuar dhe duhet kërkuar ndihmë.
Simptomat: Kollë, Temperaturë, Ethe, Dhimbje muskujsh, Vështirësi në frymëmarrje, Dhimbje fyti, Humbje të shijes dhe nuhatjes, Konfuzion, Përgjumje, Dhimbje, shtrëngim në kraharor