Komisioni i Ligjeve po diskuton në parim draftin e dakordësuar me konsensus në 5 qershor mes PS-PD-LSI dhe opozitës parlamentare, ku thuajse risia e vetme ishte implementimi i teknologjisë në zgjedhje, identifikimi elektronik.

Por miratimi i hapjes së listave dhe ndalimi i koalicioneve ka rikthyer krizën, pasi PD-ja e kundërshton. Gjatë njohjes së anëtarëve të komisionit me ndryshimet e 5 qershorit, Damian Gjiknuri u ndal edhe te listat e hapura kur tha se mund të sjellë tensione dhe probleme, por shtoi se nuk duhet të kemi droje për këtë.

Fjala e Damian Gjiknurit:

Produkti adreson shqetësime të ngritura nga opozita parlamentare. Nuk arriti që të adresojë të gjitha rekomandimet e OSBE-së, pasi më shumë se standardi i ODHIR prevaloi interesi politik. Janë reflektuar të gjitha kërkesat e opozitës jashtë parlamentare. Opozita insistoi fort për t’i mbajtur. Për të arritur një paqe para zgjedhjeve të ardhshme për të hequr cdo alibi dhe Shqipëria të mos kalojë ato ngjarje të një viti më parë.

Produktin ju e keni. Së pari afruam periudhën zgjedhore, që ti sjellim në një periudhë mes 15 prilli dhe 15 majit është dobi e madh, Shqipëria është vend me klimë mesdhetare dhe periudha që përkonte me zgjedhjet ishte jo e përshtatshme qoftë për klimën por edhe jetën shoqërore dhe ekonomike. Kemi bërë ndryshime në formatimin e KQZ. Na duhej një KQZ shumë më efikase, rritëm mandatin e anëtarëve dhe bëmë këtë ndarje. Pas 2023 do të funksionojnë komisionet e depolituzuara.

KQZ do të jetë me tre trupa, e para rregullatore që shkruan rregullat zgjedhore (organ me 5 anëtarë), trupën që merret me ankesat mbi rregullat zgjedhore po me 5 anëtarë dhe një organ i tretë monokratik do të merret me ekzekutimin. Ky i fundit do të jetë risi. Kemi edhe një komisioner që do të jetë specifikisht për teknologjinë në zgjedhje.

Identifikimi elektronik është një arritje e mirë, u shërben të gjitha partive dhe procesi bëhet më i thjeshtë, eliminohet regjistri me letër dhe krijon integritet më të madh mbi këtë proces. Kjo është paketa e parë e amendimeve për të bërë të mundur standardet e OSBE-së grupi i punës përgatiti një kod të ri zgjedhor, që reflekton këto parime, pra administratë të depolitizuar, që do të jetë faza e dytë e reformës.

Hapja e listave mund të sjellë tensionet dhe probleme, sikur e kam thënë, nuk duhet të kemi droje për këtë. Po ashtu kemi dyfishuar fondin që kanë marrë partitë në zgjedhje dhe duke vendosur tavan jo më shumë se tre herë nga donacionet private, pra raporti 1/3. Sa i përket reklamave ka pasur kërkesë për ti ndaluar fare, por nuk u gjet konsensusi, as PD-ja dhe partitë e tjera nuk ishin për ndalimin dhe u vendos që të rrijë dispozita që rrijë.

Kujtojmë që Komisioni i Ligjeve nuk ka të drejtë që të bëjë asnjë ndryshim, sipas marrëveshjes, vetëm ta miratojë. Miratimi në parlament pritet që të miratohet në seancën e fundit të sesionit parlamentar të Korrikut.