Padyshim që kjo është ditëlindja më e bukur për Olta Gixharin. Aktorja shqiptare për herë të parë feston me një rrahje tjetër zemre brenda saj. Ajo është në pritje të fëmijës së saj dhe 34-vjetori i lindjes është i veçantë për të. Aktorja është në javën e 32-të të shtatzënisë dhe foshnja pritet të vijë në jetë së shpejti.

Herë pas here, Olta Gixhari publikon foto me barkun e rrumbullakosur, duke ndarë detaje të shtatzënisë me ndjekësit. “#32weekspregnant dhe këto janë pushimet tona të fundit çift?‍❤️‍? Për pak javë kryevepra jonë do të na ndryshojë jetën dhe ne mezi po e presim,”- shkroi aktorja pak ditë më parë në një postim në Instagram, duke treguar se ajo dhe partneri i saj misterioz mezi po e presin.