Bluzat e bardha janë prej muajsh në vijnë e parë të sulmit me virusin korona. Mjekët dhe infermierët mund të quhen heronjtë e heshtur kur kjo sfidë, për ta dhe jo vetëm, të përfundojë.

Doktoreshë Krisli Serani është njëra prej tyre, e cila edhe pse shtatzënë është në krye të detyrës. Ajo ka publikuar një foto teksa duart i mban në barkun e saj, dhe shkruan: Sepse ne punojmë bashkë këtu.

Miqtë e urojnë për sakrificën dhe i kërkojnë të jetë e kujdesshme.