Pasi luajti mirë e mirë me çdo ngjyrë në flokët e saj, duket se Dua Lipa u lodh nga kjo “lojë”. Megjithëse të gjithë këtë verë po ndryshojnë ngjyrën e flokëve, këngëtarja shqiptare na tregoi para dy ditësh se po mendon të kthehet në origjinalitet. Ajo postoi një foto në Instagram ku pyeste fansat nëse duhet të bëhej sërish brune dhe të gjithë ishin të një mendimi: PO. Dhe si duket nuk ka vonuar shumë dhe është rikthyer sërish në origjinë dhe na paska munguar vërtetë shumë.

Ylli me famë botërore publikoi pak minuta më parë disa foto ku na prezantoi me look-un e ri dhe krahas tyre shkruante: U riktheva(në brune) pas kërkesës së shumtë Në postim ka vërshuar një lumë komentesh me komplimente për pamjen e re. Po juve si ju duket?

 

View this post on Instagram

 

back by popular demand ??‍♀️

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on