Ylli i Juventusit, Paulo Dybala, i është bashkuar shoqatës bamirëse të Juan Matas, Common Goal. Argjentinasi do ta dhurojë të paktën 1 për qind të pagës së tij për t’i ndihmuar fëmijët në botë kudo në botë. Paulo Dybala është bërë futbollisti i parë argjentinas që nënshkruan marrëveshje me Common Goal, ku anëtarët e dhurojnë të paktën 1 për qind të pagës së tyre për ta krijuar një fond të përbashkët. Fondi me paratë e grumbulluara nga pagat e sportistëve përdoret për investime në organizata që u ndihmojnë fëmijëve në botë kudo në botë.
26-vjeçari i cili e fitoi titullin e pestë të Serisë A radhazi në fundjavë, do ta drejtojë një projekt brenda kësaj organizate që është i dedikuar në luftën kundër dhunës, racizmit dhe diskriminimit në Ruanda, Izrael, Kolumbi, Argjentinë, Indi, Gjermani dhe Pakistan. Mata, i cili ishte futbollisti i parë që iu bashkua kësaj iniciative në vitin 2017, e lavdëroi punën e yllit të Juventusit.
“Paulo është njëri ndër lojtarët më të talentuar dhe më të vlefshëm në planet dhe është një ardhje e mrekullueshme për Common Goal”, ka thënë Mata. “Fakti që ai po e shfrytëzon shpalljen si kampion me Liverpoolin për ta bërë një deklaratë të fuqishme se çfarë do të thotë suksesi për të si person… kjo është frymëzuese”. “Paulo e kupton e futbolli e ka një fuqi unike për ta transformuar botën dhe ne të gjithë duhet të punojmë bashkë për ta arritur potencialin tonë të plotë”.