Origjina e koronavirusit mund të mos jetë nga tregu i kafshëve të egra në Wuhan. Dyshimet i hedhin shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit, të cilët po mbështesin gjithnjë e më shumë idenë se COVID-19 mund të ketë qenë i pranishëm në planetin tonë prej shumë vitesh por jo aktiv.
Profesori Tom Xheferson, pjesë e këtij ekipi shkencëtarësh, në një intervistë për shtypin britanik thotë se hipoteza bazohet tek zbulimet më të fundit në Itali, Spanjë e Brazil, ku konstatohet prania e virusit që Vjeshtën e vitit të kaluar në tubacionet e ujërave të zeza.
Ndërsa periudha kur autoritetet kineze zbuluan ekzistencën e virusit ishte Dhjetori 2019.
Virusi mund të ketë fituar formë agresive ndoshta për shkak të ndryshimeve që ka pësuar klima. Ai mund të ketë qarkulluar me kafshët në formë të fjetur shumë kohë para se të pësonte mutacion për të infektuar njerëzit.
Shkencëtarët thonë se i njëjti fenomen ka ndodhur edhe me virusin spanjoll në vitin 1918, prania e të cilit u gjet në disa zona shumë të largëta nga njëra-tjetra. Infektime me gripin spanjoll pati edhe në Samoan Perëndimore, popullsia e të cilës nuk ka patur komunikime me botën e jashtme. /JavaNews