Sul muesi boshnjak do të largohet nga Roma dhe është duke e kërkuar një eksperiencë të re. Ai mund t’i bashkohet Interit ose Juves në sezonin e ardhshëm Edin Dzeko pritet të largohet nga Roma në fund të këtij sezoni. Kështu shkruan e përditshmja italiane “Corriere dello Sport”, përcjell “Gazeta Express”.
Edhe pse e vazhdoi kontratën për dy vjet sezonin e kaluar, moskualifikimi i “Giallorossi” në Ligën e Kampionëve i vështirësoi punët. Klubi nuk ka para për t’ia paguar rrogën sulmuesit boshnjak pas krizës së shkaktuar nga koronavirusi. Andaj, ish-futbollisti i Wolfsburgut dhe Manchester Cityt mund të largohet nga kryeqyteti italian këtë verë.
Interesim për 34 vjeçarin kanë shfaqur klubet tjera italiane, Inter dhe Juventus.