Deputeti i Partisë Socialiste, Elio Hysko iu ka bërë thirrje qytetarëve të Bashkisë Kamëz për mbështetje në një mandat të tretë. Bashkë me thirrjen Hysko ka prezantuar edhe projektin për kopshtin modern “Lidhja e Prizrenit” i cili do të vij së bashku edhe me shumë projekte të tjera të mbështetur nga qeveria Rama.
“E dini përse Kamza duhet të mbështesi fuqimisht Partinë Socialiste në një mandat të tretë? Sepse kur bashkia dhe qeveria drejtohen nga socialistët vijnë projekte të tilla si ky kopsht modern për komunitetin, të cilat deri dje ishin të paimagjinueshme!
Kopshti “Lidhja e Prizrenit” në Paskuqan është vetëm një projektet e shumta nga Bashkia Kamëz e të mbështetura nga Qeveria Rama që do krijojë kushte e standarte europiane për fëmijët!” -shkruan Hysko.