Pedro Rodriguez nuk do ta veshë më fanellën e Chelseas. Lajmin e ka konfirmuar trajneri, Frank Lampard. Pas ndeshjes së fundit në Premierligë për sezonin 2019/20, Lampard e falënderoi Pedron për kontributin e dhënë përgjatë gjithë këtyre viteve, duke i uruar fat në karrierë.

32-vjeçari ka qenë pjesë e Chelseas që nga viti 2015. Ai ka bërë 204 paraqitje, ka shënuar 43 gola. Serie A, në veçanti Roma duket të jetë destinacioni i ardhshëm i ish futbollistit të Barcelonës.