Gjatë muajve të karantinës, Era Istrefi na ndihmoi paksa të kalojmë ditët e vështira të izolimit në shoqërinë e këngës së saj të re të titulluar “Sayonara baby”. Mirëpo, kaluan më shumë se tre muaj dhe ende nuk kishim ndonjë të re nga Era lidhur me projekte të reja që mund të vijnë së shpejti.

Këngëtarja vonoi, por nuk harroi të rikthehet fuqishëm siç ajo di. Vetëm pak ditë pasi udhëtoi drejt një destinacioni të paditur, Era ka ndarë një surprizë në llogarinë e saj në Instagram. Ajo ka publikuar pamje nga një studio muzikore, duke na bërë tepër kuriozë të mësojmë më shumë për prjojektin që na pret.


Era s’ka treguar asnjë detaj, ndërsa ne po vrasim mendjen nëse kënga e re do të jetë solo apo bashkëpunim. Me siguri për shkak të xhirimeve, këngëtarja ndryshoi gjithashtu look, duke u kthyer në bjonde pasi hoqi dorë nga flokët në ngjyrë të kuqe.