Në muajin maj të vitit që lamë pas, aktorja e njohur Almeda Abazi dhe partneri i saj turk Tolgahan Sayisman, u bënë prindër për herë të parë. Bukurosha shqiptare solli në jetë të voglin Efehan, i cili është bërë tashmë kryefjala e jetës së tyre. Pasi u bë nënë, Almeda hoqi dorë për disa kohë nga karriera e saj duke iu përkushtuar tërësisht të birit.
Shumica e ditëve të saj kalon në shtëpi me Efehanin, i cili sot na i shkriu zemrat me surprizën më të bukur që i bëri mamasë së tij. Ai ka këputur një lule të vogël nga kopshi i shtëpisë dhe më pas ia ka dhënë Almedës, e cila s’ka përbajtur dot emocionet pas këtij gjesti. Ajo ka ndarë foto të lules në InstaStory, ndërsa krahas saj shkruan: “Efe ma solli.”
Në muajin maj, Efehan festoi ditëlindjen e tij të parë në karantinë, ndërsa çifti organizoi një festë të këndshme në shtëpi për ta bërë të voglin të lumtur.