Kapiteni i Manchester Unitedit, Harry Maguire, dhe ylli i Liverpoolit, Virgil van Dijk, janë në mesin e 11 futbollistëve që e kanë fituar një vend në formacionin më të mirë të Premierligës deri më tani këtë sezon, sipas statistikave. WhoScored i zgjodhi lojtarët në këtë formacion duke e zgjedhur më të mirin sipas statistikave të këtij sezoni për secilën pozitë në një formacion 4-4-2, transmeton Gazeta Express.

Portieri i Arsenalin Bernd Leno e la prapa vetes Alissonin e Liverpoolit, ndërsa mbrojtja u kompletua nga Ricardo Pereira i Leicester Cityt dhe Lucas Digne i Evertonit. Në mesfushë u zgjodh Kevin De Bruyne i Manchester Cityt, James Maddison i Leicester Cityt, Sadio Mane i Liverpoolit dhe Adama Traore i Wolves.

Richarlison i Evertonit dhe Raul Jimenez i Wolves e kompletuan skuadrën dhe e formuan vijën e sulmit. 11-shja më e mirë e Premierligës këtë sezon, sipas statistikave: