Drejtori i Institutit Kombëtar të Shteteve të Bashkuara për Alergji dhe Sëmundje Inf ektive, Anthony Fauci, deklaroi se va ksinë kundër koronavirusit do jetë gati në SHBA deri në fund të këtij viti. “Ndjehem mirë me afatin e parashikuar”, tha Fauci për agjencinë e lajmeve Reuters. Komentet e tij pasojnë të dhënat premtuese të fazës së hershme të testimit të një vaksine nga kompania bioteknike amerikane, Moderna.

Vaksina, që është zhvilluar nga shkencëtarët e institutit që udhëheq Fauci, pritet të hyjë në fazën përfundimtare të testimit në fund të këtij muaji. Fauci tha se rezultatet e Modernas janë veçanërisht premtuese, sepse vaksina duket se ofron llojin e mbrojtjes që shihet në një in feksion natyral.

“Një nga gjërat që shpresojmë është që vaksina juaj të ketë një përgjigje që mund të krahasohet me një infe ksion natyral, sepse, teorikisht, v aksina më e mirë që ndoshta mund të krijojmë ndonjëherë, është infeksioni natyral”, tha Fauci.

Në gjithë botën, dhjetëra vaksina kundër COVID-19, sëmundjes që e shkakton koronavirusi, janë në faza të ndryshme të testimit. Fauci tha se nuk është i shqetësuar me idenë se Kina mund ta sigurojë vaksinën më parë duke pranuar se Kina mund të dalë me vaksinë kojë para SHBA-ve.

“Nuk do ta ketë shumë më shpejt se ne. Kjo është e sigurt”, tha Fauci. Koronavirusi, që besohet se e ka origjinën në Kinë, ka prekur mbi 13.5 milionë njerëz në gjithë botën. Prej tyre, mbi 584,000 kanë vde kur dhe mbi 7.5 milionë janë shëruar.