Shkëmbimet tregtare me Gjermaninë në gjysmën e parë të vitit llogariten në 7.4% të totalit, duke e renditur këtë vend si partnerin e tretë tregtar. Sipas statistikave zyrtare të Institutit të Statistikave, në periudhën janar-qershor të vitit 2020 eksportet shqiptare drejt Gjermanisë u rritën me 14%, duke arritur një vlerë prej 8.2 miliardë lekësh. Ndërsa importet qëndruan thuajse në të njëjtin nivel me vitin e shkuar llogaritur në vlerë.

Sipas të dhënave, nga Gjermania gjatë gjysmës së parë të vitit u importuan mallra me vlerë 21 miliard lekë. Sipas raportit mbi tregtinë e jashtme, në rritjen e eksporteve, kontribuesit më të mëdhenj ishin grupi “tekstile dhe këpucë” me rreth 4.6 miliardë lekë, pasuar nga grupi “makineri pajisje dhe pjesë këmbimi”me gati 1 miliardë lekë.