Sikur ylli i Hollywood Johnny Depp të mos kishte mjaftueshëm probleme për t’u shqetësuar me padinë e shpifjes në gjyqin e Londrës, tashmë ai duhet të vr asë mendjen dhe për strategjinë e mundshme të një dueli me rivalin e tij të dashurisë, sipërmarrësin milioner Elon Musk. Kreu i kompanisë private hapësinore Space-X ka sfiduar dje Depp (edhe pse në dukje me shaka) në dyl uftim kafazi, pas aku zave të aktorit se ka pasur marrdhënie me ish-gruan e tij Amber Heard. Depp shtoi gjithashtu se nëse aku zat vërtetohen, “do t’ia presë organin” tradhtarit.
Kulminimi erdhi pas zhurmave për një çështje sek suale treshe mes Musk, ish-gruas së Depp, Amber Heard dhe aktores ‘problematike’ bise ksuale Cara Delevingne. Prandaj nuk është çudi që kanë nisur dhënia e koefiçetëve të basteve, ku supozohet se Musk ka më shumë gjasa të dalë fitimtar. Platformat e basteve online jepnin shanse të vogla për një fitore të mundshme të Johnny Depp, duke paguar rreth shtatë më shumë sesa për një fitore të Elon Musk.
Manjati afrikano-jugor i inxhinierisë është 49 vjeçar ndërsa Depp 57, por gjithsesi ky i fundit mund ta ketë mbajtur veten në formë me performancën në filmin Piratët e Karaibeve, thone ekspertet. Le të mos harrojmë se Depp transformoi piratin shakaxhi në një prezencë tme rruese, dhe ky potencial mund të përdoret dhe në lu ftimin e tme rrshëm të kafazit.