Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë vitin që lamë pas dhe më 18 qershor të 2020 u bënë prindër të një vajze që e pagëzuan me emrin Emi. Ata na kanë treguar disa herë momentet e tyre të bukura me të voglën e tyre, teksa vëmendje të madhe mori edhe Jonida me fizikun e përsosur menjëherë pas lindjes. Dy javë pasi u bë nënë, moderatorja u rikthye në punë me energji të plotë, duke na surprizuar të gjithëve, teksa pjesën më të madhe të kohës të dy e kalojnë me vajzën e tyre.
Moderatorja nuk na i ka kursyer fotot me Emin dhe duket se sapo të rritet edhe pak do kemi mundësi ta shohim më shumë dhe të kthehet në një VIP të vockël, sikundër ndodh me fëmijët e personazheve publike. Së fundmi, Jonida ka treguar se e ka kaluar pasditen e sotme duke shëtitur me vajzën. “Shëtitja më e bukur në botë”, ka shkruar Vokshi krah postimit të fundit ku shihet se ndodhet në liqenin artificial të Tiranës. Emi është ende shumë e vockël dhe ne mezi po presim të rritet dhe pak dhe të zbulojmë portretin e saj, për të parë se me kë ngjan më shumë.