Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj ka kryer testin e koronavirusit për herë të dytë, dhe për fat të mirë ka rezultuar vegative. Ajo ka publikuar disa foto gjatë procedurës së kryerjes së tamponit. Thotë se është një ndër testet më të vështira që ka realizuar ndonjëherë në jetën e saj.

“A jeni testuar ndonjëherë për COVID? Dola negative. Kjo ishte hera e dytë dhe ndihesh sikur do të të dalin sytë nga vendi”, ka shkruar ajo. Emina ndan shpesh herë eksperienca të tilla private nga familja e saj.