Popullariteti i Lionel Messit në Katalonjë do të mbahet në mend për dekada të tera, po ashtu falë shumë emrave të fëmijëve të frymëzuar nga ai.
Një numër jashtëzakonisht i madh i foshnjave të porsalindura e kanë marrë emrin e kapitenit të Barcelonës, të cilit i referohen zakonisht si Leo, si shenj nderimi për të, transmeton Gazeta Express.
Instituti i Statistikave i Katalonjës ka treguar se 500 fëmijë të lindur më 2019 quhen me emrin Leo, apo 8.22% të të gjitha foshnjave të porsalindura. Marc ishte emri më i popullarizuari në vitin 2019, të cilin e morën 662 foshnje.
Ndikimi i Messit është i qartë, sepse në vitin 2010 vetëm 136 fëmijë ishin emëruar Leo, krahasuar me 433 në vitin 2017 dhe vitet e tjera.