Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan iu bashkua sot turmave të mëdha për lutjen e parë muslimanë në ikonën e Stambollit Shën Sofia, pas rikthimit të saj në xhami. Duke mbajtur kapelën karakteristike islamike, Erdogan recitoi një varg nga Kurani para se thirrja për lutje të dëgjohej nga katër minaret e ndërtesës. Gjykata administrative turke më 10 korrik anuloi statusin e ndërtesës si muze dhe pas urdhrit të 66-vjeçarit Erdogan u rihap si xhami, megjithë zemërimin e komunitetit musliman dhe komplikimin e mëtejshëm të marrdhënieve me Greqinë.
Lutjet e stome muslimane ishin të parat në 86 vjet, teksa mijëra besimtarë kishin udhëtuar nga e gjithë Turqia për ceremoninë. Ndërsa liderët ortodoksë shpallën një ditë zie për lutjet e hapjes në atë që ka qenë një nga katedralet kryesore të krishtërimit. Besimtarët sot ishin të ndarë në seksionet e gjinive përkatëse, shumica duke mbajtur maska, teksa policia mundohej të ndalonte grupe besimtarësh që përpiqeshin të hynin në zonat e tejmbushura. Më herët këtë muaj presidenti Erdogan e përshkroi konvertimin e Shën Soisë në muzeum si një gabim që po korrektohej, teksa struktura është emërtuar tashmë Xhamia e Madhe Hagia Sofia.
Një sondazh i agjencisë turke Metropoll tha se 44% e pjesmarrësve besonin se çështja e Hagia Sofia ishte futur në axhendë për të larguar vëmendjen nga telashet ekonomike.