Zv/ kryeministri Erion Braçe u kërkon qytetarëve që të dalin nga monotonia dhe të zhvendosen në Divjakë për diell, ajër dhe një të diel plot ngjyra.

“E diell. Në Divjake gjithe diten! Nga mengjesi deri ne perendim, ke ore boll te shohesh gjithcka, te marresh ajer-fryme thelle, qetesisht vec nen zhurmen e zogjve, te shohesh diellin e te marresh prej tij, ti japesh syrit e ti kultivosh nje tjeter jete- ate plot ngjyra pertej grise se betonit, te rrish ca me pelikanet e te marresh paqen prej tyre.

Te shijosh pertej ushqimit te qeseve te frigoriferit te perditshem, perimet e frutat e fresketa prej punes e mundit te mijera buqve tane, edhe me shume, gjithcka nga deti e laguna jone! Ndryshoje diten tende;

Nxirre nga negativiteti qe te sulmon pa meshire nga cdo cep prej kohesh, as mos e hap televizorin, listen e portaleve te pista, merr nje liber me vete e shko lexo ne park ne Divjake; Ke kohe edhe per kete” shkruan ai.