Aktori i njohur i humorit dhe aktualisht kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, shumë shpejt do të bëhet baba për herë të dytë. Pasi zbuloi gjatë emisionit “E diela shqiptare” se bashkëshortja e tij është në pritje të një fëmijë, Erioni nuk ka vonuar të zbulojë edhe gjininë e foshnjës së tij.

Më herët, Erioni tregoi se ai dhe bashkëshortja do të bëhen sërish me vajzë. E vogla e tyre, Ajër, do të bëhet motër e madhe dhe Erioni është jashtë mase i lumtur. Ai tregoi se nuk është nga ata meshkuj që duan se s’bën djalë dhe ndihet i bekuar që familjes së tij do t’i shtohet një tjetër vajzë.

“Megjithë pritshmëritë tona që Ajri do të bëhet me vëlla, jo! Do të bëhet me një motër. Përsa i përket emrit, jemi duke e menduar. Jam më i lumturi në botë që do bëhem sërish me vajzë. Nuk jam si ata që duan patjetër djalë. Jam i bekuar që kam vajzë dhe do bëhem edhe me një tjetër.”- u shpreh Isai.

Shumë shpejt familja e tyre do të plotësohet pas ardhjes në jetë të bebushes numër dy, ndërsa aktori ka ndarë pozën më të ëmbël në Instagram. Ai publikoi një foto të partneres me barkun e rrumbullakosur, ndërsa krahas saj shfaqej Erioni me të voglën Ajër.


Fotoja flet vetë, ndërsa ne u bëmë kuriozë të mësojmë emrin që çifti ka menduar për të voglën, duke parë se ishin tepër kreativë dhe të veçantë me emrin e vajzës së parë, Ajër.