Përmes një postimi në Twitter, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka njoftuar se pas testimit, ka rezultuar pozitiv nga Covid-19. Ai bën me dije se është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe nga sot punën do e vazhdojë me të njëjtën përkushtim nga shtëpia.
“Miq, pas testit më njofuan se dola pozitiv nga Covid-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për TR nga shtëpia. Askush prej nesh nuk është imun ndaj ketij virusi, ndaj JU LUTEM mos harroni të lani duart sa më shpesh dhe mbani maskë për të mbrojtur sa më shumë veten dhe familjarët tuaj! Lus më të mirën për familjet tuaja! Shëndet e dashuri të gjithëve dhe mirënjohje e thellë mjekëve heronj! Do shihemi sërish”, shkruan Veliaj.