Kryeministri Edi Rama tha sot se Kuvendi nuk tërhiqet nga seanca e 30 Korrikut ku priten edhe ndryshimet kushtetuese. Duke iu drejtuar opozitës, Rama u shpreh se ’30 korriku është kry’! Ai u pati një mesazh edhe për presidentin Meta.
“Mos u lodhni kot ta kundërshtoni 30 korrikun. Se thotë Ilir Meta për Kuvendin, nuk janë 82 vota… Pse kur u votua 5 qershori Kuvendi na qenka legjitim dhe i paska 82, kurse për 30 korrikun nuk qenka legjitim” – tha Rama.