Turistët kanë qenë në lëvizje në të gjithë Europën në fundjavën e parë të korrikut, pavarësisht pandemisë. Edhe pse rastet e COVID-19 në Kroaci në ditët e fundit kanë qënë në rritje, fundjava e parë e madhe turistike është shënuar nga fluksi i hyrjeve të turistëve të huaj në të gjitha vendkalimet kufitare në vend.

Njerëzit nga vendet e BE-së tani mund të hyjnë pa u dhënë rrethanat lehtësuese, ndërsa ata që udhëtojnë nga vendet jashtë BE duhet të tregojnë prova të akomodimit ose veprimtarisë së tyre turistike. Turistët që hyjnë në Kroaci janë këshilluar të konsultohen me uebfaqen e Qeverisë Kroate për informacion të azhurnuar mbi COVID-19.

Diku tjetër, në kufirin Greko-Bullgar, mijëra turistë prisnin me vetura me orë të tëra në radhë deri në 15 kilometra në pikën kufitare Kulata-Promachonas.

Bllokimi në pikën e kontrollit ishte për shkak të kontrolleve të zgjeruara nga Greqia që u kërkuan të gjithë shtetasve të huaj të plotësojnë deklaratat për statusin e tyre shëndetësor në lidhje me COVID-19.

Turmat u rritën në plazhet afër Athinës pas hapjes së Greqisë. Autoritetet këmbëngulën që masat e rrepta të distancimit social që janë në fuqi që të ndiqen nga të gjithë.