Ç’nuk na kanë parë sytë të bëjnë fansat e zjarrtë për idhujt e tyre! Madje, disa shkojnë deri në atë pikë sa gdhendin në lëkurë emrat e artistëve apo edhe më larg, tatuazhojnë portretet e tyre. Diçka të tillë e ka bërë edhe një fans i çmendur i këngëtares më të ëmbël të showbiz-it, Kidës. Vetë artistja ndau me ndjekësit në InstaStory një foto ku tregon “çmendurinë” e fansit të saj.

Siç e shohim, djali ka bërë tatuazh në krah portretin e Kidës, ndërsa kjo e fundit është surprizuar nga ky gjest. Nuk ka nevojë për fjalë!,- ka shkruar Kida mbi foto.