Me shirat dhe me pjesën më të madhe të senatorëve kundër, fati i Setien duket i shkruar. Largimi i tij është i sigurt, mbetet vetëm për tu përcaktuar se kur. Në pritje se çfarë do të sjellë ndeshja e kthimit kundër Napolit në Champions, gjithnjë nëse nuk kemi ndonjë lëvizje më të hershme, në shtëpinë e Barcelonës po mendojnë për të gjetur pasuesin e tij.
Sipas “Mundo Deportivo”, Patrick Kluivert është një opsion që pëlqehet nga drejtuesit e klubit por dhe nga vetë senatorët. Aktualisht Kluivert mban postin e përgjegjësit në sektorin e të rinjve në klubin katalunjas, një figurë e këtij klubi që mund të sjell qetësi në një moment kaq të vështirë.