Film për familjen Haklaj të Tropojës! “Hollywood” do të prodhojë një film me katër seri bazuar mbi ngjarjet e ndodhura në Tropojën e viteve 1990-2000, ku personazhet kryesore do të jenë anëtarët e familjes Haklaj. I titulluar thjesht “HAKLAJ”, filmi është ideuar dhe organizuar nga një regjisor suedezo-amerikan dhe një nga Kosova.
Rolin e djalit më të njohur të familjes Fatmir Haklaj pritet ta luajë Jurgen Malaj, ndërsa mësohet se në fil gjithashtu do të marrin pjesë edhe shumë aktorë të tjerë shqiptarë. Për të krijuar filmin, në formën e donacioneve janë mbledhur deri më tani 32 milion dollar, ndërkohë ende nuk dihet një datë e saktë se kur nisin xhirimet. amerikanë të mbledhur në formën e donacioneve nga individë dhe biznese me influencë, qofshin këta shqiptar ose jo.
Aktori kryesor, Jurgen Malaj, ka lindur në Fier në vitin 1990 dhe është diplomuar në Tiranë për Mjekësi. Aktualisht shqiptari jeton dhe punon prej disa vitesh në Suedi, së bashku me familjen e tij, pikërisht në të njëjtin vend ku jetojnë edhe të mbijetuarit e familjes. Ka qënë vetë ai që ka paralajmëruar projektin me anë të një statusi në rrjetin e tij social, Facebook. Megjithatë ai është shprehur se ende nuk e ka vendosur nëse do të veshë “kostumin” e Fatmirit.