Reperi i njohur që së shpejti do të bëhet dhe prindër për herë të parë Ledri Vula ishte i ftuar në programin e ‘E diell’. Gjatë intervistët moderatorja Fjoralba Ponari i kërkoi reperit që të bënte një gjest romantik dhe reperi I dhuroi një puthje në faqe.


Menjëherë videoja e puthjes bëri xhiron në rrjet ndonëse ishte një situatë komike dhe show. Pas kësa Fjoralba ka realizuar një intervistë në Instastory me ndjekësit e saj dhe një ndër pyetjet që i’u drejtua ishte: Puthte mirë Ledri ee?’’. Kjo pyetje nuk është pritur aspak mirë nga moderatorja, e cila ka treguar se mesazhe të tilla ka marrë dhe në inbox.

“Po të kthej të njëjtën përgjigje që i ktheva një mesazhi në DM: Jeta do ishte më e lehtë për të gjithë ne, sikur të bënit edhe ju diferencën midis showt dhe jetës reale”, ka shkruar Fjoralba.