Infektimi me koronavirus i aktorit të humorit Florjan Binaj bëri bujë të madhe mediatike muajin e kaluar. Ai u karantinua në shtëpi për 14 ditë dhe sipas informacioneve që ndante me ndjekësit, ai nuk kishte simptoma të rënda.

Karantinën ai e filloi në 17.6.2020 dhe e përfundoi në 29.6.2020 pasi ribëri tamponin dhe rezultoi negativ. Direkt pas shërimit të tij, aktori ka udhëtuar drejt Jugut për pushime, por të shumtë kanë qenë ata njerëz që e kanë kritikuar dhe i kanë thënë se mund të përhapë koronavirusin edhe në Jug. Një nga komentet që ka marrë është: “Florjan për ty karantina nuk funksionon? Dole pozitiv dhe futja plazhit tani, shpërnda virusin.”

Flori nuk ka ngurruar t’i përgjigjej dhe i shkruan:“Mëso të numërosh dhe do të dalin ditët fiks! Dhe mëso të mos i kërkosh llogari të tjerëve.”

Më vonë ka publikuar në “Instastory” edhe testin që ka bërë, për t’i vërtetuar të gjithëve se ai nuk është më me koronavirus dhe gëzon shëndet të plotë. Nëse dikush e pyet përsëri për këtë gjë, do i bëjë bllok në rrjetet sociale.

Disa javë më parë, Florjan Binaj deklaroi se ishte prekur nga COVID-19. Ai u karantinua në banesën e tij. Aktori nuk hoqi dorë nga rolet e tij në Portokalli po i realizoi ato me Skype. Pasi rezultoi negativ, ai i nis drejt Beratit për të kaluar disa ditë relaksi me familjen e tij.