Prefektit të qarkut Kukës, Zenel Kuçana tha sot për ATSH-në se, numri i turistëve nga Kosova ka një fluks të shtuar këtë fundjavë. Kuçana tha për ATSH-në se, “në pikat e kalimit kufitar Morinë , Shishtavec- Kukës, Qafë-Prush-Has dhe Qafë-Morinë-Tropojë, gjatë ditës së sotme kanë hyrë 4 233 shqiptarë nga Kosova dhe 2000 mjete”.

“Në pikën e Morinës në Kukës kanë hyrë 3808 shtetas dhe 1775 mjete. Gjithashtu hyrje të shqiptarëve nga Kosova dhe mjeteve ka patur edhe në Shishtavec-Kukës, Qafë Prush- Has, Qafë Morinë duke arritur shifrën deri në orët e parë të mëngjesit të sotëm në 4233 shqiptarë nga Kosova dhe 2000 mjete, fluksi vazhdon”, tha Kuçana për ATSH-në. Ai tha se ka edhe shqiptarë që hyjnë në pikë kufitare të Kukësit dhe numri i shqiptarëve që kanë kaluar kufirin sot deri në orët e para të mëngjesit është 2308, ndërsa mjete janë 1340.