Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë njofton se “çdo pasagjer që niset nga Shqipëria apo vend jo Schengen me destinacion final Pisa dhe Firence, në Itali, kanë detyrimin për t’u regjistruar para hyrjes në territorin italian në linkun e faqes zyrtare të Rajonit të Toskanës: https://www.prevenzionecollettiva.toscana.it/welcome/pages/segnalazione_estero.html“
Sapo të mbërrijnë në Pisa apo Firence, pasagjerët janë të detyruar të tregojnë aplikimin e plotësuar, i cili do të verifikohet nga departamenti i Shëndetit i Rajonit të Toskanës, thuhet në njoftimin e TIA-s. TIA njofton pasagjerët të jenë të kujdesshëm, kundrejt këtij urdhri të ri të dalë nga rajoni i Toskanës, në Itali.
“Ju kujtojmë se lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU”, thekson TIA.