Pamje të mahnitshme tregojnë dhoma unike të hoteleve në botë, të cilat duken si akuariume të mëdha, në të cilën gjenden gjallesa nënujore.
Një suitë hoteli, tregon një shtrat fëmijësh dhe përbri saj një faqe të madhe xhami, në të cilën lëviz zhdërvjellët një luan deti. Ndërsa pamje të tjera, tregojnë përsëri një dhomë hoteli, por këtë herë nuk kemi një luan deti, por një ari polar, i cili noton i qetë në habitatin e improvizuar.
Këto dhoma po shihen në botë si një risi, pasi të ofrojnë ambient të qetë dhe shplodhës, sidomos për njerëzit që kanë kaluar një vit të ngarkuar me impenjimet në punë. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.