Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi tha sot se Gjirokastra mbetet destinacioni i preferuar i vizitorëve vendas dhe turistëve të huaj.

“Gjirokastra, destinacion turistik gjithëvjetor. 15 vite në sitet e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s, qyteti muzeal, i veçantë në arkitekturën e tij tërheq gjithnjë e më tepër vizitorë”, shprehet Klosi.

E njohur për shtëpitë e veta karakteristike, çatitë prej guri dhe muret e bardha, Gjirokastra është një nga pikat kryesore të turizmit në vend. Kalaja e gurtë dhe parku i Antigonesë vazhdojnë të ngelen më të preferuarat për t’u vizituar nga grupet turistike vendase dhe të huaja përgjatë guidave dhe udhëtimeve të tyre në zonën e Gjirokastrës.