Duke shfrytëzuar stinën e verës, ku shumica e kryqytetasve kanë nisur pushimet larg Tiranës, Bashkia po kryen pastrimin e rrjetit të kanalizmeve. Ekipi i terrenit po bën këtë pastrim me qëllim parandalimin e cdo problematike gjatë sezonit të shirave ne vjeshtë.
Çdo mbeturinë e hedhur në puseta shkakton bllokimin e rrjetit dhe vështirëson rrjedhjen e ujërave si në situatë normale ashtu edhe në raste reshjesh.
Prej 5 vitesh në kryeqytet falë mirëadministrimit nga ana e Bashkisë së Tiranës dhe punës në terren, janë shmangur përmbytjet që ndodhnin sa herë binte shi. Ndërsa është sistemuar edhe Lumi i Tiranës duke shpëtuar Njësinë 4, 8, 9 dhe 11 nga përmbytjet.