Raftet në depon e Kopenhagenit janë të mbushur me materiale druri të shkatërruara ose që thjesht nuk nevojiten më. Thomas Dambo ka gjetur zgjidhjen më gjeniale për të përdorur pikërisht këto materiale. Ai bën skulptura gjigante.
Këto skulptura janë secila prej katër deri në shtatë metra të gjatë dhe kanë shprehi fytyre komike por paksa të frikshme.
Gjatë disa muajve të ardhshëm, me ndihmën e vullnetarëve dhe të stafit (dhe financimin përmes dhurimeve private), ai do të mbledhë dhe instalojë 10 skulptura të reja në të gjithë vendin. Gjigantët kolosalë do të fshihen në hapësira më pak të njohura përreth Danimarkës, përfshirë ishuj të vegjël afër Kopenhagenit dhe parqeve jashtë rrugës. Ai do të lajmërojë për të dhënat për vendndodhjet e tyre në media sociale. “Një lloj gjueti thesari, një dhuratë për familjet në Danimarkë të cilët mund të ndjehen të trishtuar që nuk mund të shkojnë me pushime këtë verë. Skulpturat do të na bëjnë të kuptojmë se ka gjëra të bukura për të parë dhe në lagjen apo oborrin tonë. ” thotë Dambo.
Që nga viti 2014, Dambo ka ngritur dhjetëra krijesa prej druri, të frymëzuara nga mitologjia.
“Unë dua që njerëzit ta dinë që plehrat kanë vlerë dhe skulpturat e bëjnë këtë dhe gjithashtu më ndihmojnë të tregoj histori, si legjendat me të cilat jam rritur.” thotë Dumbo.
Dambo ka një qëllim të caktuar. Të përdorë mitologjinë për t’i tërhequr njerëzit drejt natyrës. Skulpturat e tij “bashkëveprojnë” me turistët dhe botën në mënyra çudibërëse, si “Mbrojtësi Hektor” në Culebra, në Wynwood Walls në Miami, një njeri gjigant prej druri mbi një makinë të përmbysur, një mënyrë kjo e Dambo për të protestuar për rritjen e naftës. Dambo shpreson që këto copëza të grumbulluara dhe gozhduara së bashku nga e shtëpitë e vjetra dhe paletat e dyqaneve do t’i bëjnë njerëzit të rishikojnë qëndrueshmërinë dhe mjedisin.
Kjo punë ngjan shumë me historinë dhe kulturën daneze por është diçka moderne dhe shumë larg asaj që njerëzit shohin ka një jetë nga artistët danezë. “Dua të mbledh mbetje dhe ti shndërroj në diçka që do të hap sytë dhe mendjet e njerëzve. Ne nuk duhet të hedhim drurin kur ekziston mundësia të ndërtosh një histori me to” ka thënë Dumbo.