Turqia ishte tema kryesore në rendin e ditës pasi shefi i politikës së jashtme të BE Josep Borrell mbërriti në Qipro për bisedime të enjten.Tensionet janë në rritje në Mesdheun Lindor që nga viti i kaluar për shkak të konkurencës për gjetjen e gazit.Qeveria qipriote thotë se anijet turke kanë shpuar dhe po kryejnë kërkime sizmike në ujërat në jug të ishullit, që janë brenda të drejtave të saj ekskluzive.
Bisedimet kanë qenë në ngërç për disa vjet dhe kjo pasqyron gjendjen jofunksionale të marrëdhënieve Turqi-BE, sipas Dr Ilke Toygür, nga Instituti Royal Elcano në Madrid.Turqia është e vendosur në kërkimin e gazit natyror pranë ishullit grek të Kastelorizo.Nga ana tjetër qeveria greke është shprehur kundër këtij pretendimi dhe nuk do ta tolerojë diçka të tillë.Ishte ndërhyrja e kancelares Merkel mbrëmjen e së martës, e cila bëri të mundur shmangien e një konflikti të armatosur midis Turqisë dhe Greqisë.