Disa ditë më parë, rrjeti u pushtua nga lajmet se pas këngës “Ku mete” me të cilën dogji vendin, Enca kishte bashkuar fuqitë me një reper të ri shqiptar. Fjala ishte për Don Xhonin, fenomenin e karantinës i cili vodhi zemrat e publikut me freestyle dhe tashmë po sjell projekte të reja njëri pas tjetrit.
Bashkëpunimi i dyshes është gati dhe këtë lajm e ndau vetë Enca në Instagram. Ajo publikoi një foto me reperin, fytin e të cilit e kishte rrethuar me flokët e saj.
Enca tregoi se kënga e re është gati, mirëpo duhet të plotësohet vetëm një kusht që ajo të publikohet!
Në foton e tyre duhet të arrihen 50.000 komente, në mënyrë që ta dëgjojmë sa më parë këngën e re. Ndërkohë, ende nuk e dimë si titullohet ky projekt dhe po e presim plot kuriozitet këtë bashkëpunim!