Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka shkarkuar nga detyra ambasadoren shqiptare në Athinë, Ardiana Hobdari. Lëvizja sipas burimeve është bazuar te performanca jo në nivelin e duhur nga Hobdari.
Gazetarja e Report Tv, Klesiana Omeri mëson se Cakaj i ka propozuar kreut të shtetit, Ilir Meta, emrin e Luela Hajdaragës si ambasadore në Athinë në vendin e Hobdarit.