Sot reperi i njohur Ghetto Geasy feston 38-vjetorin dhe në mesin e suksesit të madh të këngës së re “Zhytem” nuk mund të mungonte festa e ditëlindjes! Të gjithë u mahnitëm nga urimi special dhe torta e bashkëshortes së tij Marinës, ku shihej Geti i mbështetur në një shishe shampanje me gotën në dorë, një pamje gati e njëjtë me atë që shfaqet në klipin e ri me Majk.
Në tortë shkruhet titulli i këngës “Je t’aime” dhe urimi i ëmbël “edhe 100 dashuri”! Mirëpo, një urim po aq special i ka përgatitur edhe kunata e tij Luana Vjollca, e cila e ka uruar nëpërmjet një videoje në Instastory. Të dy shfaqen nga një koncert i përbashkët, ku performojnë këngën e tyre “Tirana Lifestyle”, teksa sipër videos moderatorja shkruan:
Gëzuar ditëlindjen, binjaku im! Në fakt të dy ruajnë raporte shumë të mira dhe këtë na e kanë treguar edhe nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, por ky urim i vuri vulën. Kush është ajo që s’do e donte një kunat si Getoari fundja.