Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka zhvilluar një takim takim online shumë të frytshëm me Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor dhe shefen e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) Genoveva Ruiz Calavera, ambasadoren amerikane Yuri Kim, ambasadorin e BE-së Luigi Soreca, ekipin e Komisionit Europian, dhe me përfaqësueset e misioneve EURALIUS dhe OPDAT në Shqipëri.
“Në këtë takim të rëndësishëm ndamë me partnerët tanë të ngushtë konkluzionet e analizës së detajuar mbi arritjet dhe problematikat e zbatimit të Reformës në Drejtësi, dhe një plan konkret veprimi për të ecur përpara me rezultatet e pritshme për Reformën në Drejtësi. Në kuadër të mbështetjes teknike dhe buxhetore të Komisionit Europian për zbatimin e reformës, diskutuam bashkërisht mbi mënyrën më të mirë për të rritur eficencën e saj”, tha Gjonaj.
Po ashtu, Gjonaj shtoi se “dua të shpreh mirënjohjen për mbështetjen e pandërprerë të Komisionin Evropian , dhe bashkëpunimin e çmuar me delegacionin e BE-së në Shqipëri dhe ambasadën e Shteteve të Bashkuara, në këtë moment kaq të rëndësishëm të historisë së drejtësisë shqiptare”.