Deputetja socialiste Blerina Gjylameti është e mendimit se marrëveshja e 5 qershorit shprehje e një interesi publik që shkon përtej kornizave. Përmes një postimi në rrjete sociale, Gjylameti nënvizon se diskutimi mbi listat e hapura dhe qëndrimi i mazhorancës nuk prek marrëveshjen, por vjen vetëm si një përgjigje ndaj kërkesës në masë që populli shqiptarë ka për listat e hapura. “Të shkuarit përtej kornizës së marrëveshjes është kushtetuese po aq sa është kushtetuese qëndrimi i palëkundur i mazhorancës për të zbatur marrëveshjen e #5Qershorit. E drejta për listat e hapura nuk pengon asnjë përfaqësues politik për ta diskutuar, sepse në thelb është një çështje që i jep prioritet përfaqësimit dhe më të madh ndaj qytetarëve”, thekson deputetja socialiste.
Ajo thekson se mazhoranca prej një kohe të gjatë dhe në koherencë ka mbajtur të njëjtin qëndrim duke ruajtur linjën e institucioneve, respektimin e funksioneve dhe natyrisht ka qenë e hapur për dialog. “Rezultati i një pune duke prekur çdo çështje që u dakordësua nëpërmjet një tryeze e cila rakordoi një sërë pikash që prej më shumë se 1 viti kishin mbetur të pazgjidhshme, morën luajalitet në #5Qershor. Mazhoranca prej një kohe të gjatë dhe në koherencë ka mbajtur të njëjtin qëndrim duke ruajtur linjën e institucioneve, respektimin e funksioneve dhe natyrisht ka qenë e hapur për dialog që nga hapja e një vendi në komisionin e #ReformësZgjedhore e deri tek krijimi i Këshillit Politik. Alternativa e rrugës nuk solli asnjë progres dhe mungesa e alternatives, po edhe sot nuk e bën opozitën jashtëparlamentare të keqinterpretoj një material faktik të vendosur dhe të dakordësuar në 5 Qershor”, deklaron Gjylameti.