Ka përfunduar sezonin 2019/20 në La Liga për sul muesin e Barcelonës, Antoine Griezmann, i cili e ka pësuar një lëndim muskulor që do t’i marrë kohë për t’u riaftësuar. Si pasojë, Griezmann nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë Barcelonës në dy ndeshjet e fundit në La Liga, kundër Osasunas të enjten dhe kundër Alavesit të dielën.
Sul muesi francez u detyrua ta bra ktisë fushën në përfundim të pjesës së parë në fitoren e Barcelonës 1:0 kundër Real Valladolidit të shtunën. Testet mjekësore të bëra mëngjesin e së dielës tregojnë se ai e ka dëmtuar muskulin në këmbën e djathtë.
Klubi katalonas e ka konfirmuar lën dimin e tij por nuk ka treguar saktësisht se sa kohë do t’i duhet për t’u rikuperuar. Synimi i Griezmannit është të riaftësohet deri më 8 gusht, për ndeshjen e kthimit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve që Barça e zhvillon kundër Napolit në Camp Nou.