Gruaja me tre fëmijë është divorcuar nga bashkëshorti, pas kontradiktave fetare që kishin pasur kohët e fundit. Ata janë divorcuar rreth një muaj më parë, pas kontradiktave të shumta. Mësohet se gjatë vitit të fundit burri, i cili ishte bërë besimtar i devotshëm i ‘Dëshmitarëve të Jehovait’, i kërkonte bashkëshortes që të kishte edhe ajo të njëjtin besim dhe të madje të shpërndante tek të tjerët fletushka dhe shkrime fetare të këtij sekti.
Pas shumë kontradiktave ata janë divorcuar, të paktën këto kanë qenë pretendimet e gruas. Ngjarja ka ndodhur në një fshat mes Beratit dhe Lushnjës, në komunën Poshnje. Gruaja u ka treguar të afërmeve dhe miqve arsyen e divorcit, duke tronditur edhe më shumë banorët e zonës.