Rudina Hajdari kërkoi sot që listat të hapen 100%, por Rama e kundërshtoi dhe tha se kjo do të rrezikonte përfaqësimin e grave. “Për marrëveshjen e 5 qershorit duhet të gjejmë rrugën të jemi dakord. Ju e patë reagimin e një personaliteti gjerman dhe të padrejtë në raport me këtë parlament, por tregues që duhet të konsiderojmë atë që kemi mundësi, mos prekja e marrëveshjes së 5 qershorit. Unë nuk jam dhe do të jem dakord, ne do i qëndrojmë deri në fund, do i hapim listat, por tek sa-ja dhe si-ja do e diskutojmë në vazhdimësi.

E rëndësishme është që kushtetuta e re do të sanksionojë që askush nuk mund ti ketë listat e hapura më pak se 2/3, duhet të garantohet përfaqësimi i grave. Në Shqipëri gjithmonë shpëtimi kanë qenë gratë. Nuk mund të rrezikojmë. Kjo është arsyeja pse nuk jam dakord me Rudinën kur thotë që gratë të garojnë njëlloj si burrat. Që gratë të konkurrojnë njëlloj si burrat jeta e tyre të jetë njëlloj si burrat dhe pozicioni i tyre në shoqëri të jetë i barabartë si i burrave” tha ai.