Trajneri Besnik Hasi dha një intervistë për RTK ku foli në lidhje me karrierën. Ai tregon gabimet e tij në karrierë, por dhe pengjet. Legia dhe Olimpiacos ishin dy ekipet e tij që mori në mënyrë të çuditshme duke ditur dhe problemet e tyre të theksuara me racizmin.

“Legia ishte gabimi im më i madh profesional, edhe pse e kam futur në Champions League. Prej largimit tim, ata më nuk i shoh në garën për elitë. Po ta kisha emrin portugez, do të isha ende te Olimpiacos, por ata nuk më dhanë kohën e mjaftueshme për të treguar vlerat e mia, për shkak të prejardhjes sime.

“Dëshira ime është që popullin tim ta ndihmoj në çdo mënyrë, ndoshta përvoja ime si trajner do t’i vije në pah edhe vendit tim. Gjithmonë jam i gatshëm për vendin, por futbolli është i vështirë sepse nganjëherë nuk përputhen gjërat”, u shpreh Hasi.